Shitën privatisht ilaçet e spitalit, procedohen penalisht “të fortat” e spitalit Tepelenë

Pas denoncimit në emisionin investigativ “stop”, që tregoi me zë dhe figurë, sesi medikamentet për përdorim ekskluziv në spitalin e Tepelenës, shiteshin në farmaci private dhe nën dorë, janë proceduar penalisht shefja e Shërbimit Klodiana Gjonçaj dhe kryeinfermierja e spitalit Nadmira Zeka. Por kështu është marrë në procedim dhe 42 vjecarja Jorida Gjermeni, farmaciste, pronare e subjektit privat, ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës. Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”,-thuhet në njoftimin e policisë.Nga ana tjetër Agjensia Kombtare e Barnave ka ngritur një grup pune dhe ka sekuestruar medikamentet e blera nga i infiltruari i emisionit “Stop”. Ky grup po investigon për shitjen e ilaceve n ëmënyrë të jashtëligjshme, nga persona pa arsim farmaceutik dhe pa recetë.

Të Fundit