“Shfrytëzim për prostitucion”, arrestohet në Berat 48-vjeçari i kërkuar nga autoritetet e Italisë

48-vjeçari Andrea Ajasllari, i kërkuar nga autoritetet e Italisë për kanosje dhe shfrytëzim për prostitiucion është arrestuar në Berat.

Policia njofton se si vijim i bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë i mundur lokalizmi dhe kapja e 48-vjeçarit, banues në Skrapar.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit

Të Fundit