Sherr per vendin e parkimit, rrihet me sende të forta roja i spitalit në Sarandë

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta rojën e spitalit, Fatri Mullaj.

Policia bën me dije se u shpall në kërkim shtetasi Erjon Canaj, banues në Sarandë.

Sherri ka ndodhur për vendin e parkimit. Canaj ka dashur të parkojë automjetin para derës së spitalit, por roja nuk e ka lejuar.

Pas debatit verbal Mullaj është sulmuar nga Canaj. Për shkak të dëmtimit të rëndë roja është nisur me urgjencë drejtë spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit