Shënohet shifra më e ulët e infektimeve nga COVID-19 në tre muaj – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shënohet shifra më e ulët e infektimeve nga COVID-19 në tre muaj

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 1 281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë ndërsa rastet fatale kanë qenë 6 të moshës 59-76 vjeç. Numri i infektimeve të reja ka pësuar një rënie të ndjeshme duke shënuar kështu shifrën më të ulët që është evidentuar që prej 13 tetorit të vitit të kaluar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani Shqipëria ka regjistruar 1 199 viktima të shkaktuar nga coronavirus ndërsa rastet aktive mbeten mbi 23 mijë persona. Ndërkohë deri tani janë kryer gjithsej mbi 264 mijë teste kurse numri i personave të shëruar ka arritur në gati 35 mijë persona.

 

31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

 

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)

Testime totale            269,383

Raste pozitive             59,623

Raste të shëruara      34,996

Raste Aktive              23,428

Humbje jete                 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              13577

Fier                  1668

Shkodër           1315

Durrës             1187

Vlorë               942

Korçë              946

Lezhë              901

Elbasan           874

Berat               770

Gjirokastër      490

Kukës              396

Dibër               362

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *