Teksa sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë.
Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.
Rreth figurës, për më tepër, gjejmë në krye mbishkrimin “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”.
Në pjesën e drejtë, më në fund, janë datat “1997-2022”.