Shëndetësia/ Kryemadhi: Jemi më keq se në luftën e dytë botërore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama”, duke thënë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është shkatërruar.

“Edhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur shëndetësia kaq të rrënuar dhe shkatërruar Shqipëri” tha, Kryemadhi, referuar ministres Ogerta Manastirliut.

Më tej, Kryemadhit tha në një dalje për mediat se kryeministri Edi rama; “harroi që dje njish kishim Fatmir Xhafën dhe tani e nxori të 23-tin, Etilda Gjonaj të na tregojnë lidhet me lojërat e fatit”.

Evis Kushit, që është e para në listën e Elbasanit, Kryemadhi i kujtoi marrëveshjen për futjen e gjuhës turke në kurrikulat shqiptare dhe anasjelltas.  “Fute të detyrueshëm gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet sikur do ai vetë”, i tha drejtuesja e LSI-së, Edi Ramës.

Kryetarja e LSI u shpreh e bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se do të jenë socialistët  ata që do i bëjnë golin më të madh kryeministrit.

Të Fundit