Shembet tuneli në Indi, më shumë se 30 punëtorë mbeten të bllokuar

Më shumë se 30 persona janë bllokuar pasi një tunel rrugor në ndërtim e sipër u shemb në Indi.

Ndërkohë sipas asaj që raportohet tuneli u shemb të dielën pas rrëshqitjes së dheut në shtetin verior të Himalajeve të Indisë, Uttarakhand, një rajon i njohur për turistët, raporton Sky News.

Të gjithë të bllokuarit po punonin në tunel, sipas zyrtarëve, të cilët thanë se po pomponin oksigjen përmes një tubi në pjesën e shembur në mënyrë që të ndihmonin punëtorët të merrnin frymë. Edhe për punëtorët e bllokuar po dërgohet ushqim.

Manohar Tamta, një zyrtar i ndihmës shtetërore në Uttarakhand, tha se do të duhej “disa kohë për t’i nxjerrë ato jashtë”.

Sidoqoftë, punëtorët kanë dërguar sinjale që tregojnë se ata janë të sigurt, sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, duke cituar një zyrtar të qeverisë shtetërore. Sipas policisë, pjesa e shembur e tunelit është rreth 200 metra nga hyrja.

Rreth 160 shpëtimtarë nga agjencitë federale dhe shtetërore të ndihmës ndaj fatkeqësive po përdorin pajisje shpimi dhe ekskavatorë për të arritur tek punëtorët.

Shteti Uttarakhand është i mbushur me tempuj hindu dhe ka një fluks të madh pelegrinësh dhe turistësh çdo vit. Ai është zgjeruar me kalimin e viteve me ndërtimet masive të ndërtesave dhe rrugëve

Të Fundit