S’është shkencë bërthamore,Rama:Kush do tregun e përbashkët duhet të vij me vrap

Kryeministri Edi Rama mbylli takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në Pallatin e Brigadave.

Para se të bënte edhe përshëndetjen, Rama iu drejtua edhe një herë shteteve të tjera ballkanase, duke thënë se kush do procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal, duhet të ulet në atë tryezë.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është zbatimi i procesit të Berlinit dhe të tregut të përbashkët rajonal.

Është bindja ime se të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, e dinë të gjithë, nuk është shkencë bërthamore. Kur thonë që nuk duan Ballkanin e Hapur, por duam procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, sinqerisht duan diçka tjetër.

Sepse nëse duan procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal duhet të vijnë me vrap dhe të ulen rreth kësaj tryeze, por nëse duan gjëra të tjera, ka tryeza të tjera”, tha Rama.

Të Fundit