Selia e PD është blinduar? Bardhi: Është detyra jonë të marrim masa

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar edhe lidhur me blindimin e selisë blu, ku pamje të ndryshme janë shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.

Bardhi tha se në selinë qendrore të PD po kryen punime, ndërsa për blindimin e saj ai nuk u shpreh drejtpërdrejtë.

Ai tha se është detyra e tyre të shmangin një përplasje mes demokratëve.

“Janë duke u kryer punime. Këtë nuk e ka mohuar askush. Është detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur përplasjen mes demokratëve. Nuk mundemi ne që Berisha ka humbur arsyen dhe ne të lejomë këtë show e t’ia bëjmë këtë dhuratë Edi Ramës. Berisha po përplas demokratët me demokratët për interesin personal. Interesi ynë është të shmangim përplasjen me demokratët. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre të PD. Çdo zyrë të PD kanë të njëjtat zyra dhe dritare që kanë pasur. Dritaret me blind nuk janë përforcuar me hekur. E vetmja derë e përforcuar me hekur është vetëm ajo e impianteve. Brenda selisë qendrore janë duke punuar. Është problem edhe për administratën. Media interesin më të lartë të vetin kanë se çfarë ngjyre po lyhen muret e PD, por kjo ka zero interes për interesin publik. Rëndësi ka transparenca. Dyert e PD nuk hapen sepse janë duke kryer punime. Ajo që po them është se nuk kam premtuar që do t’ju fus brenda PD për t’ju shuar kureshtjen”,-tha Bardhi.

Të Fundit