Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës.

Me kërkesë të Prokurorisë Durrës u caktuan masa sigurimi ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për 12 persona si dhe u sekuestruan 53 mijë m2 tokë.

Njoftimi i Prokurorisë

Hetimet mbi procedimin e vitit 2022, nisën kryesisht, pasi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, janë konstatuar problematika nga inventarizimi i regjistrave hipotekore duke krijuar dyshime për falsifikimin e tyre.

Nga ana e organit procedues u arrit të provohet mekanizmi i falsifikimit dhe përvetësimit të pasurive me qëllim përfitimin material në 6 raste në zonën kadastrale 1574, ndodhur në Kallm dhe NB Frutore Durrës (zona bregdetare).

Personat nën hetim, shtetasit R.Sh, Sh..Sh, A.M, V.M, B.XH dhe F.Xh nëpërmjet bashkëpunimit me punonjës të ASHK-së Durrës, falsifikuan dokumentacionin për regjistrimin e pasurive në kundërshtim me dispozitat ligjore me qëllim përfitimi material. Dokumentat e falsifikuara futeshin në arkiven e ish-ASHK-së Durrës duke marrë numra reference në disa raste të dubluara, dhe më pas janë hedhur në regjistrin e pasurive të paluajtshme, duke i vendosur data fiktive regjistrimi.

Gjithashtu, rezulton se jane hequr fletët origjinale të regjistrit nga ku pasuria me zë kadastral “shtet” u zëvëndësua me fletë të fallsifikuara në emër të personave në hetim, të cilët më pas në disa raste për të humbur gjurmët i kanë shitur këto pasuri te persona të tretë.

Po ashtu rezulton se nga ana e punonjësve të ASHK-së Durrës, shtetasve A.K, B.Z, R.Z, J.G,L.D dhe A.C u janë regjistruar pasuritë me dokumentacionin e falsifikuar, në kundërshtim me dispozitat ligjore si dhe duke mos kryer verifikimet përkatëse të përcaktuara në këto dispozita.

Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:

1. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;

2. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

3. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

4. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;

5. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

6. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

7. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;

8. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;

9. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;

10. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;

11. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe

12. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:

Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;

Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;

Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;

Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;

Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;

Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;

Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;

Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;

Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;

Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;

Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;

Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe

Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.

Të Fundit