Sektorët ku kërkohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani

Shkenca, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor, janë fushat kryesore ku kërkohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani.

Sipas faqes së internetit të Qeverisë Federale, kërkesa për punëtorë të kualifikuar varet nga tre kategori: profesionistë të kualifikuar që kanë përfunduar të paktën dy vjet trajnim profesional ose kualifikim të ngjashëm; specialistë që kanë një trajnim artizanal ose teknik dhe ekspertë me arsim universitar katërvjeçar, raporton Shengenviza.news.

Grupi i parë: Ata që kanë të paktën dy vjet formim profesional, kërkohen këto profesione:

Punë nëntokësore
Mirëmbajtja dhe instalimi i qarqeve elektrike
Teknologji për ngrohje dhe klimatizimi
Ndërtimi i kanaleve dhe tuneleve
Kujdesi për të moshuarit
Sipas ekspertëve, të gjithë të diplomuarit nga një program universitar katërvjeçar në fushat e mëposhtme, mund të mirëpriten për t’u punësuar në Gjermani:

Mjekë të specializuar në mjekësinë e brendshme
Profesionet në zhvillimin e softuerit
Avokatët
Mjekë të specializuar në anesteziologji
Mbikëqyrje, shërbime emergjente mjekësore, menaxhim, infermieri
Farmacistë

Të Fundit