Sekseri kërkon 2000 Euro për legalizimin e hotelit: Ka dalë shefi te “Stop”, më duhen lekët urgjent! – Stop
KLIPET

Sekseri kërkon 2000 Euro për legalizimin e hotelit: Ka dalë shefi te “Stop”, më duhen lekët urgjent!

Denoncimi i mbremjes se sotme na con ne qytetin e Sarandes. Qytetari i cili prej me shume se 25 vjetesh jeton ne Angli denoncon ne Stop korrupsionin ne Kadastren Sarande, i cili kalon ne disa rrjete sekseresh,zyrtare dhe jo te tille. Per legalizimin e hotelit fillimisht ne 2018 nepermjet nje sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha i cili i premtoj qe do i nxirrte legalizimin e hotelit por nuk e beri duke e zvarritur per 3 vite. Me pas nepermjet hotelit te tij, u njoh me nje cift nga Tirana, te cilet i premtuan se do t’ia legalizonin hotelin, me ane te njohjeve qe kishin nga puna ne administraten e shtetit. Shoferi Hamza Tola, i premtoi se me 2000 euro do t’i nxirrte legalizimin pasi njihte drejtuesin e Kadastres Sarande.Pasi pagoi shifren e kerkuar, hoteli u legalizua brenda tre javeve. Por sekseri kerkoi 2500 euro sepse sepse shefi i tij ne Ministrine e Drejtesise kishte dale tek Stopi dhe leket i duheshin urgjent! Gruaja e Hamza Toles pranon faktin e ryshfetit madje tregon dhe lidhjet por duke thene se tani nuk munden me ta ndihmojne dhe duhet te gjeje seksere te rinj per te nxjerre Hipoteken.

Pas 3 vitesh denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pasha ish-drejtorin e legalizimit qe tani ne Kadaster punon si specialist, kete here i kerkon 4000 euro per nxjerrjen e hipotekes se hotelit . Laerti premton pas takimit qe do flase me hartografin Saimir Brahon kundrejt ryshfetit per 4000 euro, duke i kerkuar denoncuesit 1000 euro kapar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *