S’e ndal mosha! Grabiti bankën për të tretën herë, arrestohet 78-vjeçarja

Një grua e moshuar është arrestuar për grabitjen e një banke, për të tretën herë. 78-vjearja Bonnie Gooch, u arrestua nga autoritetet amerikane pasi dyshohet se grabiti një bankë në Pleasant Hill, Missouri.

Policia mori raportime për grabitjen e një banke rreth orës 15:20 minuta. Ata vunë re një makinë që përputhej me përshkrimin e që i dha stafi i bankës, ndërsa gjetën brënda saj të moshuarën bashkë me sasinë e parave që kishte vjedhur. E moshuara kishte përdorur një maskë për fytyrën, syze dielli dhe doreza plastike.

“Ishte një situatë e tensionuar, kur pamë një grua të moshuar në makinë. Policia do të vlerësojë nëse pensionistja ka nevojë për ndonjë mbështetje nga shërbimet sociale, ndërsa çështja e saj shkon përpara,” tha Shefi i policisë së Pleasant Hill, Thomas Ëright tha për Fox 4.

Ditën e enjte 78-vjeçarja Bonnie Gooch u akuzua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Cass për vjedhje ose tentativë për vjedhje në Goppert Bank. Prokurorët e Qarkut Cass vendosën një garanci prej 25,000 dollarë për lirinë e saj.

Ndërkohë, ky nuk është krimi i parë për të, pasi 3 vite më parë u arrestua për një grabitje bankare në Lee’s Summit, por dënimi me burg u pezullua dhe u urdhërua që të kishte mbikëqyrje me kusht deri në nëntor 2021. Gooch gjithashtu është shpallur fajtore për një grabitje bankare në 1977 në Kaliforni, kur ishte rreth 32-vjeç.

Të Fundit