‘Satirë ndaj regjimit’, reagon Veliaj për flamurin me yllin komunist në ‘Sunny Hill’

Festivali ‘Sunny Hill’ është vendosur në qendër të vëmendjes, kjo pasi mbrëmjen e djeshme në natën finale të saj, u shfaq flamuri me yllin komunist.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranë, i cili sqaron se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zërat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH që kanë në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani, dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura, e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

Të Fundit