Tragjike në Kosovë, 11-vjeçarja dhunohet për shtatë orë nga 5 burra

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me dhunimin e një të reje në Prishtinë të Kosovës.

Sipas informacioneve të përditësuara, mësohet se vajza që është rrahur nga pesë burra të ketë qenë një e mitur, 11 vjeç.

Express raporton se e mitura është rrahur për shtatë orë nga 5 burrat, dy prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Prishtinës.

Njoftimi i policisë

DHUNIM | Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

Të Fundit