Sarandë/ 22-vjeçarja godet me thikë bashkëshortin

Një rast dhune brenda familjes është shënuar në Sarandë, ku një çift bashkëshortësh janë konfliktuar dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Policia njofton se 22-vjeçarja me iniciale A.Z. goditi me thikë në shpatull bashkëshortin e saj L.Z. 28 vjeç duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur për motive banale në banesën e tyre në lagjen Nr.2 të qytetit.

28-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 22-vjeçarja është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të Fundit