Kryeministri Edi Rama ka hapur Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Tiranë.
Në fjalën e tij, Rama ka falënderuar Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varheyli, që sipas kreut të qeverisë shqiptare, nisi dhe promovoi planin e madh ekonomik dhe të investimeve, të tregut të përbashkët rajonal.
“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.
I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomik në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.