Samiti i BE/ Berisha: Shqiptarët nesër mbushin sheshet, Rama ulet në takim si ‘hajduti i parë i Shqipërisë’

Teksa nesër mbahet Samiti i BE-së, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë serish sot në një komunikim se për protetsën e nesërme PD nuk do të tërhiqet.

Berisha tha se nesër duhet të mbushen sheshet e kryeqytetit, për t’i dhënë mesazh ndërkombëtarëve “se jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”.

Ai u beri thirrje qytetareve te mblidhen ne bulevard dhe tha se Rama do te ulet të martën në karrigën e kryeministrit në samitin para lidereve te BE si “Hajduti i parë i Shqipërisë”.

Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat dhe idealet demokratike të saj.

Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve Edi Rama, te mblidhemi për ti dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushtetin e karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, e ka të ngritur mbi drogën, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, e ka mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend evropian që u bën qytetarëve shqiptarë.

Ai aty ulet si kryeministër por edhe si kryehajduti i Shqipërisë gjithashtu.

Hajduti i parë i Shqipërisë do jetë Edi Rama nesër në atë samit.

Sipas Berishës, ky mision madhor për forcën e tij politike, duhet përmbushur, “për t’i treguar botës kushtet në të cilat Shqipëria ndodhet”.

Më tej, ai shtoi se kjo protestë e thirrur, duhet të jetë më madhështorja dhe të reflektojë qytetari.

Me praninë tuaj të dashur qytetarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ju i dilni Zot në mënyrën më të vendosur këtji vendi e këtij kombi në rrezik ekzistencial.

Ne jemi në fatkeqësi të madhe me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evriopian dhe atij botëror.

Por nesër ne, populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, bashkohet nesër në shesh me ne, për t’i dëshmuar, lidershipit evropian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Rama.
Për t’i dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë në atë samit, e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimin e votës së lirë të shqiptarëve. E ka pushtetin të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka pushtetin dhe karrigen e tij të ngritur mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend evropian, që u bën qytetarëve shqiptarë. Është e vërtetë që ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai ulet si kryehajdut i Shqipërisë gjithashtu.
Hajduti i parë i Shqipërisë, do të jetë Edi Rama në atë samit. Kjo është e vërteta.
Me praninë tuaj në bulevard, ju i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Ne jemi në një fatkeqësi të madhe. Me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ia përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evropian dhe botëror. Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dinjitet dhe transparencë. Është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, që mund të begatojë kombin.
Me kushtin e vetëm, që të ketë një qeverisje demokratike

Të Fundit