Salianji: Rama mendon se më kërcënon, mua nuk më tremb asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinji përmes një prononcimi për mediat ka thënë se gjuha e përdorur nga Kryeministri Rama në seancën e sotme parlamentare është e papranueshme.

Ervin Salinaji: Kryeministri në kohën që duhej të kujdesej për qytetarët shqiptarë, u kujdes për një megaaferë tjetër korruptive ku bashkë me oligarkë afër tij dhe me kompani ofshorë, kërkon të marrë mijëra metra katrorë dhe miliona dollarë për t’i kaluar dhe njëherë tjetër para zgjedhjeve në xhepin e atyre rrotull tij. E dëgjuat kryeministrin se si i drejtohej opozitës me një gjuhë prej një rrugaçi ordinier dhe padiskutim me një gjuhë të papranueshme dhe nëse do të vinte nga një adoleshent dhe jo nga një njeri në moshë i cili është plakur në mënyrë të keqe mesa duket.

Deputeti demokrat, Salianji deklaroi se “Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentit mendon se e kërcënon një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe e nis vetë”, referuar çështjes ‘Babale’

Ervin Salinaji: Ngjarja tjetër që është paralajmëruar dhe thënë shpesh nga ana ime, se si kryeministri nga foltorja e Parlamentit mendon se më kërcënon duke përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe e nis vetë sepse e dinte kryeministri që kisha proces sot. Ndërkohë, vetëm para pak minutash, rreth 20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli njoftim duke thënë që për kërkesa të njëjtat proceduriale që kanë ndodhur më përpara, duke ndjekur një standard tjetër për të shqyrtuar një kërkesë të një prej avokatëve për të cilët nuk kam asnjë dijeni. Unë do të jem në proces gjyqësor përmes avokatit. Dua të theksoj se nuk ka gjë që më kërcënon, as që më tremb dhe as që më tutë të tërhiqem qoftë nga mbrojtja e interesit publik apo qoftë nga mbrojtja e dinjitetit të cilitdo që është në atë sallë kur një personazh drejtohet me një gjuhë si mallkim që nuk i takon gjuhës parlamentare. Mendon se është me ata që i sjellë vërdallë si kukulla. Nuk është ky rasti.

Në fund të fjalës së tij, deputeti demokrat Salinaji ka deklaruar se shqetësimi i Kryeministrit Rama është protesta që do të organizojë opozita më 12 Nëntor, për të cilën ka ftuar të gjithë qytetarët për t’iu bashkuar./tvklan.al

Të Fundit