Sali Berisha hap TikTok: Teknologjia ka qenë gjithnjë pasioni im

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar një tjetër rrjeti social. Tashmë ai ka hapur edhe TikTok, një rrjet social që do të shërbejë si hapësirë komunikimi.
Në videon e tij të parë në TikTok, Berisha vlerëson rritjen e teknologjisë.

Ndërsa shprehet se mundësia për të rinjtë në fushën e teknologjisë është një nga pikat kyçe në programin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha thotë se të rinjtë shqiptarë kanë aftësitë për ta shndërruar vendin në një qendër teknologjike të Europës.

Por për të arritur këtë ka një sfidë, thekson Berisha, që sipas tij është largimi nga pushteti i mazhorancës socialiste.

@prof.dr.saliberisha

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound – Sali Berisha

“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali, që jep përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i imi teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internetit, kriptoteknologjisë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në zyrat qendrore të Apple dhe kompanive të tjera të mëdha high tech. Kurse këtu ai tjetri thotë se punë ka por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do të përcaktojë objektiv kryesor të programit të saj vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptare, me besimin më të madh, se ju të rinjtë e vendit do ta çoni përpara këtë revolucion dhe me mendjen e energjitë tuaja, mund të shndërroni Shqipërinë në një ‘Silicon Valley’ të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend se të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni, ndaj dhe ju ftoj le të bashkohemi në forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju këtu në Shqipëri të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, thotë Sali Berisha.

 

 

 

Të Fundit