–Qytetarët e Rrogozhinës i drejtohen sërish sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas shpalljes të pavlefshme të zgjedhjeve të 14 Majit nga Kolegji Zgjedhor.
–Në votime janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.
–Në garë janë socialisti Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
–Nga ora 07:00-09:00 kanë raportuar 28 qendra votimi, ku theksohet se kanë votuar 1768 votues.
–Në një prej qendrave të votimit në Rrogozhinë ëshyë ndërprerë për pak minuta procesi i votimit, shkak fotografimi i votës.