Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Atletja shqiptare fiton e garën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega ka shtuar një tjetër medalje në karrierën e saj. Atletja shqiptare u rikonfirmua Kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa e zhvilluar këtë të shtunë në Serbi.

Gega e kaloi finishin me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qintat. Një dominim i Luiza Gegës në Kraljevo në aktivitetin ku marrin pjesë jo vetëm vendet e rajonit, por prej kohësh edhe më gjerë.

Kjo garë i siguroi asaj edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Luiza Gega gjatë vitit 2023 fitoi edhe medaljen në Lojërat Europiane muajin e kaluar.

Gega është edhe kampione e Europës në fuqi po në 3000 metra me pengesa, ndërsa gara e radhës do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Budapest.

Të Fundit