Misteri mbi vdekjen, denoncimi i gazetarit kenian: Infermierja nuk i vendosi oksigjen! Nëna e saj e di këtë, por nuk flet sepse ka frikë nga diçka

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik pak muaj më parë, ku një vajzë e re nga Kenia, Xhoi Ayako, u rrah për vdekje në Shqipëri.

E reja punonte në një kazino në kryeqytet dhe dha frymën e fundit 5 muaj më parë në spital, pas qëndrimit disa muaj në gjendje kome.

Një gazetar nga Kenia tha për News24 se pas mbërritjes së Xhoit në spitalin e Kenias, nuk i është vendosur oksigjen ditën që ndërroi jetë.

Për këtë akuzë, ai thotë se ka edhe pamje filmike, që i disponon nëna e saj, por sipas tij, ajo ka frikë nga diçka dhe nuk pranon të flasë.

Po në Kenia, çfarë ndodhi me Xhoi dhe ose nëna e saj vendosi të largohej nga Shqipëria? Misterioze mbetet edhe vdekja e Xhoit në Kenia, shumë hije dyshimi dhe paqartësi ka se çfarë ndodhi në spitalin Keniata, aty ku Xhoi më 13 shkurt frymoi për herë të fundit.

Gazetari kenian Maurice Ndole i medias “Africanavoice” e ka ndjekur dhe ka investiguar nga afër çështjen e Xhoit. Ai shprehet se nëna e Xhoit Ruth Abongo u largua nga Shqipëria sepse kishte frikë.

“Kthimi në Kenia dhe udhëtimi ishte shumë keq për Xhoin. Ata nuk kishin opsione të tjera më të mira. Kenia ishte një spital më i mirë, por një kulturë e rrezikshme korrupsioni. Ata kishin frikë nga diçka. Ruth kishte frikë nga diçka”, shprehet gazetari kenian.

Gazetari kenian Maurice Ndole jep fakte tronditëse se çfarë ka ndodhur me vdekjen e Xhoit në spitalin në Kenia dhe se këta të fundit refuzojnë të japin informacion.

Të Fundit