Rritja e pagave të deputetëve, Rama: Unë do votoj kundër, por 1 votë kam

Kryeministri Edi Rama tha në seancën plenare të kësaj të enjteje se është shumë krenarë për arritjen e reformës së rritjes së pagave.

Megjithatë ai tha se kjo rritje nuk duhej bërë menjëherë, por në momentin që futet në fuqi në momentin kur hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por sipas tij vetëm ai dhe Erion Braçe janë kundër.

“Unë për rritjen e pagave jam shumë krenarë dhe dua t’i falënderojë nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në gjithë këto vite sepse është rezultat reformash, rezultat ligjesh është rezultat përpjekjesh. dua të falënderoj edhe të gjithë anëtarët e kabinetit që kanë punuar që nga dita e parë në 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të mëdha.

Dua t’ju them se për pikën e rritjes së pagave për deputetë dhe ministra, unë jam kundra që ajo të futet në fuqi menjëherë. sajo duhet të futet në fuqie në momentin që futet në fuqi në momentin kur hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave. Por unë një jam, bashkë me Erion Braçen”,-tha kryeministri Rama.

Të Fundit