Rrëzohet avioni, aktori amerikan dhe dy vajzat e mitura ndërrojnë jetë

Aktori amerikan Christian Oliver ka humbur jetën tragjikisht pasi avioni u rrëzua në ujërat e një ishulli në Karaibe. Sipas mediave të huaja bashkë me të ndodheshin e dy vajzat e mitura , të cilat fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Chiristian Klepscher me origjinë gjermane 51-vjeç njihej me emrin e artit Christian Oliver. Gjithashtu viktimë e këtij aksidenti ajror mbeti edhe piloti i avionit Robert Sachs.

Gjatë karrierës së tij, Oliver u mori pjesë në filma si “Speed ​​​​Racer” dhe “Valkyrie”, dhe së fundmi pati një rol në shtesën e fundit të ekskluzivitetit “Indiana Jones”.

Të Fundit