Në arrati prej 13 vitesh, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës

Policia italiane ka vënë në pranga Faslii Qibinin, i cili ndodhej në arrati prej më shumë se 12 vitesh. 64-vjeçari me origjinë shqiptare ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge dhe ishte dënuar me mbi 22 vite burg.

Qibini konsiderohet si ndërmjetës i trafikut ndërkufitar të drogës dhe ishte përgjegjës për menaxhimin dhe ndërmjetësimin e trafikut të heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë së Jugut. Në veçanti, ai kishte lidhje të ngushta me klanin Di Lauro dhe grupin kriminal ‘Nardielli’.

Pas arratisjes nga arresti shtëpiak në vitin 2011, Qibini qëndroi në arrati për mbi 12 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai ka arritur gjithmonë t’i shmanget arrestimit. Falë monitorimit të kujdesshëm të zakoneve të familjes së tij, policia italiane arriti ta identifikonte atë teksa po ecte në Corso Secondigliano, pa e ditur se ishte i rrethuar.

Të Fundit