Facebook dhe Instagram kanë vendosur të mbyllin llogaritë e ushtrisë në Mianmar, pasi këta të fundit kanë burgosur udhëheqësit e vendit pas grushtit të shtetit.
Gjigandët e mediave sociale në një deklaratë kanë thënë se rreziqet janë shumë të mëdha nëse ushtria do të lihej të vepronte e lirë.
Aktualisht janë mbyllur faqet kryesore të ushtrisë për shkeljen e udhëzimeve të saj pas grushtit të shtetit të 1 Shkurtit. Ushtria gjithashtu ka përdorur Facebook për të rritur pretendimin e saj për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020.
Po ashtu Facebook ka deklaruar se ushtria ka nxitur dhunë që ka sjellë vdekje dhe ndaj është parë nevoja për të mbyllur llogaritë e saj.
Të paktën tre protestues dhe një policë janë vrarë nga dhuna gjatë tubimeve kundër grushtit të shtetit. Që nga 1 Shkurti ushtria ka marrë kontrollin e shtetit, ka burgosur liderët kryesor dhe nuk lejon qytetarët të protestojnë./tvklan.al