Cfarë ndodhi pas denoncimit të zonjës së rrahur nga ish-bashkëjetuesi? Zonja tregon, se pas denoncimit, ish-partneri, Ervin Hysolli ,u shoqërua në komisariatin numër 3, ku u mbajt vetëm dy orë dhe më pas u la i lirë.Prokuroria, që gjykoi masën e arrestit, vendosi në shkelje me Kodin Penal, hetimin në gjendje të lirë të Ervinit. Ndërkohë gjykata u mjaftua vetëm me një urdhër mbrojtjeje, që u dha në datën 3 mars për një vit. Arjana Mucaj, Pedagoge e psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale shpjegon, se kjo ngjarje do të ketë pasoja, tek djali adoleshent, që mund të kthehet në një të rritur të dhunshëm.Ajo thotë, se nëna dhe dy fëmijët kanë nevojë për ndihmë, pasi një urdhër mbrojtjeje nuk mjafton. Sipas Mucajt duhet, që institucionet të reagojnë, për të shmangur tragjeditë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]