Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Fshati do ketë prioritet se banorët po jetojnë nëpër çadra

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në zonën e Baldushkut përuruar shtëpinë e rindërtuar të një banori të zonës e cila ishte dëmtuar nga tërmeti.

Kreu i qeverisë kritikoi ata që sipas tij punojnë në Facebook, dhe tha se procesi i rindërtimit nuk është aq i thjeshtë për shkak të proceduarve.

Ai tha se prioritet do të ketë ndërtimi i shtëpive në fshat, ku banorët jetojnë ende nëpër çadra apo ambiente të sajuara…

“Kjo shtëpi u desh vetëm 3 javë për t’u nderuar, por deri tek fillimi i punës duhet bërë inventarizimi i dëmeve, verifikimi, rilevimi i terreni për projektuesin, projekti, financimi, garat, kontratat dhe pastaj vjen puna. Për shtëpitë është më e shpejtë, për pallatet është më e ngatërruar dhe kërkon më shumë kohë.

Ata në qytet janë nëpër shtëpi, jo në rrugë, ndajë për ne ka shumë rëndësi që shtëpitë nëpër fshatra t’i mbyllim sa më shpejt se janë nëpër tenda apo dhoma të përkohshme, ndaj duhet durim”, tha kryeministri.

Të Fundit