Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë kanë reaguar për rikonstruksionin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ që ka çuar në shembjen e fasadës së saj.
Sipas Unionit, ndërtesa është historike dhe i përket periudhës së modernizimit të kryeqytetit.
Unioni bën thirrje që të garantohet që në fazat e prokurimeve publike që ndërhyrje të tilla restauruese të kenë kulturën e duhur.
Po ashtu ai kritikon heshtjen e institucioneve shtetërore që janë kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë.
NJOFTIMI NGA AUA
Autoritet duhet të garantojnë që në fazat e prokurimeve publike që projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, dhe jo të bëhen promotorë të kësaj kulture pune qoftë përmes heshtjes dhe neglizhencës. Aq më tepër që gjithshka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë.
Mjaft e kritikueshme mbetet edhe heshtja e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë, heshtje që i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt aspak ligjor.