Sipas një raporti të Kombve të Bashkuara popullsia e botës do të arrijë tetë miliardë banorë brenda këtij viti, saktësisht në datën 15 nëntor.
India është vendi që do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në tokë në vitin 2023.
Arritja e kësaj shifre është një kujtesë e përgjegjësisë sonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë dhe një kohë për të reflektuar.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.
Parashikimi i Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin më të ngadaltë që nga viti 1950.
Sipas parashikimeve popullsia pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050, duke arritur kulmin rreth 10.4 miliardë njerëz në vitet 2080.
Ndërsa një rënie e nivelit të lindjeve vërehet në disa vende në zhvillim, më shumë se gjysma e rritjes së parashikuar të popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thotë raporti: Republika Demokratike e Kongos, Egjipt, Etiopi, Indi, Nigeri, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.