Raporti Botëror i Lumturisë: Shqipëria ndër vendet më të palumtura në botë, krah Ukrainës që është në luftë

Përgjatë tre viteve të fundit një sërë ngjarjesh kanë ndodhur në botë të cilat kanë lënë shenjë në psikologjinë e njerëzve.

Pandemia e Covid-19 e cila kryqëzoi mbarë botën dhe më pas pushtimi i Ukrainës nga Rusia, janë dy ngjarjet më të mëdha të cilat kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve, ku përveç problemeve shëndetësore ato kanë ndikuar dhe në ekonomi.

Së fundmi, Raporti Botëror i Lumturisë ka treguar sesi njerëzit vlerësojnë jetën në 104 vende, kush janë më të lumturit dhe kush nga këto vende ka njerëzit më të palumtur.

Shqipëria rënditet në vendin e 90, duke pasur njerëzit më të palumtur në botë krah Ukrainës e cila prej shkurtit të këtij viti ndodhet në luftë.

Kosova ndërkohë mban vendin e parë në rajon, duke u renditur e 32-ta në botë, vetëm një pozicion poshtë Italisë dhe në pozita më të mira se vende si Malta, Kroacia, Qipro, etj.

Në nivel global ndërkohë, vendin e parë vijon ta mbajë Finlanda. Danimarka konfirmon vendin e dytë si shteti më i lumtur në botë, ndërkohë që në vend të tretë është ngjitur Islanda, duke i “rrëmbyer” një pozicion në renditje Zvicrës. Zimbabwe, Libani dhe Afganistani ndërkohë janë vendet më të palumtura në botë.

Të Fundit