Raporti: Amerikanët konsumojnë më shumë marihuanë sesa çokollatë

Ndërsa gjithnjë e më shumë shtete amerikane po legalizojnë përdorimin e kanabisit, amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për çokollata.

Sipas një raporti, në vitin 2022, shitja marihuanës tejkaloi shitjet e çokollatës. Deri në vitin 2023, parashikohet që shitjet e kanabisit do të tejkalojnë shumën e parave të shpenzuara në SHBA për birrë çokollata, vezë pule, të kombinuara së bashku.

I njëjti raport parashikon se shitjet e marijuanës do të kalojnë 33.5 miliardë dollarë këtë vit, një rritje prej 4 miliardë dollarësh nga viti 2022. Dhe deri në vitin 2028, shitja e marihuanës do të arrijë në 57 miliardë dollarë.

Sipas raportit, numri i bizneseve të licencuara të marijuanës në SHBA do të kalojë 165,000 këtë vit. Për sa i përket ndikimit të përgjithshëm ekonomik, industria e marijuanës kontribuoi me 90 miliardë dollarë në ekonominë amerikane vitin e kaluar.

Këtë vit, tregu do të arrijë në 100.8 miliardë dollarë. Dhe deri në vitin 2028, do të ketë kaluar 170 miliardë dollarë. Shitja e marijuanës së licencuar në pikat e karburantit në Florida konsiderohet gjithashtu çështje kohe. Vitin e kaluar Circle K, një zinxhir global i stacioneve të benzinës nënshkroi një marrëveshje me Green Thumb Industries.

Partneriteti do të fillojë këtë vit dhe fillimisht do të zbatohet në 10 nga 600 pikat e shitjes së kompanisë në shtet, njoftoi Green Thumb.

“Kjo mund të ndihmojë që marihuana të bëhet më e zakonshme,” sipas Bloomberg Business.

Përdorimi i kanabisit në katër shtete të SHBA rriti numrin e viktimave në aksidentet e trafikut me 10%, sipas një studimi nga Universiteti i Illinois në Çikago (UIC).

Studimi shqyrtoi të dhënat nga certifikatat e vdekjes dhe krahasoi shkallët e vdekjeve në shtetet që legalizuan përdorimin e kanabisit  kundrejt shteteve që ofronin akses vetëm në përdorimin e kanabisit mjekësor.

Studiuesit konstatuan një rritje të konsiderueshme të viktimave nga aksidentet në katër nga shtatë shtetet në studim që kanë legalizuar përdorimin e kanabisit.

Mesatarisht, përdorimi i kanabisit u shoqërua me një rritje prej 10 përqind të viktimave, raportoi UIC Today.

Të Fundit