Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa lajmeve se Shqipërisë mund t’i rikthehej regjimi i vizave me BE-në.
Në një koment në Twitter, Rama shkruan se vizat nuk do të vendosen. Kryeministri shigjeton sërish opozitën dhe kryedemokratin Sali Berisha.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba
— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2022