Ambasadorja Kim: Më pëlqejnë këngët dhe vallet shqiptare, më pëlqen të pi raki me miqtë

Përmes një publikimi në tuiter, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka ndarë simpatinë e saj për këngët popullore shqiptare, por edhe për rakinë apo kafenë.

“Me lejoni t’ju konfirmoj “lajmin”: Vërtet I dua këngët dhe vallet popullore shqiptare, më pëlqen të pi raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj dhe e dua Shkodrën dhe gjithë vendet e tjera në këtë vend të bukur shqiponjash”, shkruan Kim.

Kujtojmë se Ambasadorja Kim, vazhdimisht viziton zona të ndryshme në Shqipëri dhe merr kontakt me banorët e tyre.

Të Fundit