Rama tjetër apel naftëtarëve: Dilni nga greva dhe bisedojmë, hallin s’ua shkaktoi qeveria !

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish të mërkurën naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit duke u kërkuar që ata “të dalin nga greva e urisë”.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri tha se “ata duhet të dalin nga greva që të bisedohet për zgjidhjen”.

Sipas Ramës “hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria” dhe se ajo “nuk ka shkop magjik”, por vetëm “vullnetin për t’ua lehtësuar situatën”.

Ky është apeli i dytë i kryeministrit në Twitter ndaj naftëtarëve pas atij të bërë të hënën ku sërish qe shprehur “i gatshëm për të biseduar me ta”.

Opozita e ka akuzuar qeverinë se ajo është shkaktare për situatën e krijuar me naftëtarët, të cilët kanë 16 paga pa marrë, ndërkohë që rafineria e Ballshit nuk punon prej muajsh pasi kompanitë që e administronin kanë mbyllur aktivitetin pas deklarimit në humbje.

Të Fundit