Gjatë një takimi elektoral më të rinjtë në Gramsh, kryeministri Rama tha se qeveria arriti të përballonte dy sfida të rëndësishme si tërmeti dhe pandemia.
Teksa kërkoi votën e të rinjve, kryeministri Rama deklaroi se asnjë forcë tjetër politike nuk mund ta kryejë procesin e vaksinimit sikur po vijon tani.
“Ne po ja dalim aty ku pakkush e besonte, ju kujtohet kur më thoshin ku do i gjesh lekët që gjitha familjet të kthehen në shtëpi dhe unë u thosha do i nxjerr nga fundi i dheut. Këtë luftë mund dhe do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse.
Harrojeni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat siç po ndodh në të dyja frontet, harrojeni se me ata vaksinimi do të kryhet siç po bëjmë ne nga fillimi në fund. Nuk ka forca të tjera këtu që mund ta bëjë Shqipërinë të ardhmen tonë veçse bashkimi i të gjithë shqiptarëve që besojnë tek puna jo te llafet”, tha kreu i qeverisë.