Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Rama tha se një presidente në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës.

Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.

“Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër edhe e kujtove. Zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje problemesh. Përtej kësaj nuk do të thotë që ne nuk kemi probleme me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e jashtme është bërë e brendshme dhe e brendshmja e jashtme, dhe kjo e ka rraskapitur Kosovën. Ky është problemi që unë e kam adresuar tek udhëheqësit e Kosovës dhe ta adresoj edhe publikisht dhe padashur të rëndoj askënd dhe për asgjë, është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj “Shengenit Rajonal”, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafes”, tha ai.

Të Fundit