Rama sulmon programin e PD: Si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël!

Pasi Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa thekson se ky program është njësoj si tramvaji i Tiranës në 2011-ën.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël?”, shkruan Rama.

Programi ekonomik i PD “Shqipëria Fiton” përmbante disa pika ku do të ndalet fokusi i opozitës me ardhjen në pushtet, që nga rrija e pagave për mjekët dhe infermierët, uljen e çmimit të energjisë, përfitime për familjet e reja apo fëmijët që do të vijë në jetë, si dhe për pensionistët, etj.

Të Fundit