Rama sulmon Berishën dhe Metën: Në 14 maj Shqipëria duhet të heqë ‘zorrën qorre’

Ish-kryeministri Edi Rama, ishte këtë të martë në Mallakstër, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste në këtë bashki, Qerim Ismailajn.

Në fjalën e tij Rama tha se qytetarët duhet të zgjedhin që të shkojnë përpara. Ao shtoi se Partia Socialiste nuk i ka bërë të gjitha punët mirë, por që nuk mund të krahasohet me kundërshatrët politik, duke iu referuar koalicionit Bashkë Fitojmë.

“Njeri që e ka damkën non-grata në lule të ballit, tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non-grata prej kohësh. 14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur sa më shpejt do nisemi drejt majës për të pasur një Shqipëri të 2030- ës që është kampione e Ballkanit në turizëm, eksporte bujqësore apo një Shqipëri që të kthehet mbrapa. Kush mendon që s’ka kthim mbrapa gabon. Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë atyre mundësia të marrin në dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para

Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë të gjitha mirë, por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën. Ju e dini që unë pata një problem me appendisitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj”, tha Rama.

Të Fundit