Regjistrimi i popullsisë nis në 18 shtator, zgjat 6 javë dhe kushton 16.9 mln euro.

Censi, ose i njohur ndryshe si regjistrimii popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator të këtij viti dhe do të zgjasë për 6 javë.

Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Instat, përllogaritet që kostoja e këtij procesi të kapi vlerën e 16.9 mln eurove.  Ndërsa kostoja mesatare për banorë shkon në 5.7 euro, shifër që korrespondon me mesataren e vendeve europiane që kryejnë cens tradicional.

Financiarisht procesi  mbështetet nga buxheti i shtetit me 55.3% të shumës totale, 28.4% bashkimi europian dhe pjesa tjetër nga donatorë të ndryshëm

Sigurimi i një infromacioni të saktë dhe të besueshëm statistikor, do të ndihmojë autoritetet qëndrore dhe lokale, shoqërinë civile, apo edhe bizneset për zbatimin e politikave zhvillimore si dhe për të kuptuar realitetin demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Konkretisht, censi do të jetë i nevojshëm për të përcaktuar sa dhe ku duhet të ndërtohen shkolla dhe objekte shëndetësore, a mësues dhe personel shëndetësor duhet të trajnohen, cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe sa njërëz përafërsisht pritet të jetojnë në Shqipëri pas 10 apo 20 vitesh.

Ky do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912. Censi i parë u krye në vitin 1923.

Të Fundit