Nuk e lanë të hynte në Gjermani, shqiptari sulmon dy policë në aeroportin e Berlinit

Një shqiptar ka sulmuar fizikisht dy policë të policisë federale në aeroportin e Brandenburgut të Berlinit.

Për shkak të refuzimit që i është bërë për të hyrë në Gjermani, shqiptair ka qëndruar në zonën e tranzitit të Aeroportit të Brandenburgut të Berlinit deri në fluturimin e kthimit për në Tiranë (Shqipëri). Atje ai pinte duhan vazhdimisht dhe ka kryer disa vjedhje, shkruan ots.de.

Pastaj, sipas një vendimi gjyqësor, 31-vjeçari duhej të dërgohej në masën parandaluese deri në ekzekutimin e dëbimit nga Gjermani. Gjatë kontrollit, shqiptari ka bërë rezistencë të konsiderueshme dhe ka goditur me grusht në fytyrë një polic, i cili ka pësuar një hematomë dhe disa gërvishtje në krah.

Për vetëmbrojtje, policia federale i ka vënë pranga sulmuesit.

Pasi ndërkohë u duk se u qetësua dhe ishte bashkëpunues, një polic deshi t’ia hiqte prangat. Por, shtetasi shqiptar ka sulmuar sërish policët dhe ka ngufatur (i ka zënë frymën) një polici. Sidoqoftë, polici mundi të dilte nga situata dhe shpëtoi i padëmtuar.

Policia Federale nisi hetimet ndaj personit në fjalë për dyshimin për rezistencë ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe sulm fizik ndaj tyre.

Shtetasi shqiptar është mbajtur në paraburgim nga policia deri në fluturimin e planifikuar të kthimit për në Shqipëri të dielën pasdite

Të Fundit