Rama: S’jemi në garë për 71 mandate, në 11 maj do jetë fitorja më e madhe në histori

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të dielën takimin përmbyllës elektoral në Shkodër.

Rama u kërkoi qytetarëve të Shkodrës që t’ia japin votën njerëzve që siç tha e nxorën kryeqendrën e veriut nga gropa duke e bërë pjesë të trenit të ndryshimit.

Kreu i PS e cilësoi 11 majin si takim me historinë, ndërsa theksoi se PS i duhen më shumë se 71 mandatë për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE.

“Në 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje e zakonshme, për pak ditë do shkoj në Kuç dhe do ju shkruaj rezultatin. Nuk jemi në garë për 71 mandate, ato i kemi që tani, ato mjaftojnë për të qeverisur por nuk mjaftojnë për të mbyllur negociatat në 2027 me BE. Atje negociojnë çerek milionë faqe. Këneta do thotë na i vodhën zgjedhjet, por do jetë fitorja më e madhe historike e PS. Pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën”, tha Rama.

Të Fundit