Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp teksa pritet të shpalos planin e posaçëm në mbrojtje të qytetarëve pasi qeveria shpalli një ditë më parë emergjencën për furnizimin e energjisë elektrike.
“Qeveritë e këqija rritin pagat pa marrë parasysh pasojat. Çmimi i energjisë në faturë nuk është real. Është i kontrolluar nga shteti. Qeveria ka vendosur një mburojë.
Në vitin 2015 krijuam një mburojë. Që do të thotë prej vitit 2015 familjet marrin kompensim në pensione ose në ndihmë ekonomike”, tha Rama.
Kujtojmë se kreu i qeverisë u shpreh të premten se më të prekshëm nga kjo krizë janë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla duke paralajmëruar që këto kategori do të përfitojnë nga plani.
Sipas kreut të ekzekutivit kjo krizë parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga ana tjetër Rama siguroi se kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike.