Rama: Nëse do rrisim pagat në 500 €, atëherë do e shihnim çdo të thotë të vdesësh për bukë” – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rama: Nëse do rrisim pagat në 500 €, atëherë do e shihnim çdo të thotë të vdesësh për bukë”

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme ka folur edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ai tha se nëse do të kishte një rritje të pagave apo pensioneve në 500 euro dhe 300 euro minimumi, atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte.

“Dikush mund të thotë mirë, s’ka ndonjë gjë për aq kohë s nuk rriten pensionet, disa mund të thonë bëni pensionin minimal 300 euro dhe pagën 500 eruo dhe ne nëse e çojmë pensionin në 30 mijë lekë në fund të vitit të ardhshëm s’duhet të bënin intensive dhe brenda 2 vitesh do përjetonim falimentin më të madh, dhe atëherë do e dinim se çdo të thoshte të vuaje për bukë, ndërsa nëse do rrisnin rrogën do vuanin krizën reale të urisë. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, kontribut i viteve atyre që punojnë, që në 2014 të gjithë shqiptarët që fitojnëmë pak se 150 mijë lekë të reja paguajnë më pak dhe falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjen të gjithë atyre që punojnë 1.2 mld dollarë në 8 vite që do ishin në arkën e shtetit”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *