Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një seri fotografish nga Samiti i NATO-s i zhvilluar dje në Ankara, ku shfaqet në krah të disa prej figurave kryesore politike të vendeve anëtare të Aleancës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shihet duke bashkëbiseduar dhe pozuar me liderë të ndryshëm ndërkombëtarë, mes tyre sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në mesin e takimeve të zhvilluara gjatë samitit ishte edhe ai me liderin hungarez të opozitës, Peter Magyar.

Të Fundit