Rama prezanton e-Transport: E ardhmja digjitale e transportit ndërqytetës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se kjo është e ardhmja e afërt digjitale. Nëpërmjet këtij aplikacioni, kreu i qeverisë shprehet se do të menaxhohet dhe monitorohet i gjithë fluksi i udhëtarëve.

“Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Rama

MIRËMËNGJES! Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

✅520 linja

✅242 operatorë

✅2,282 mjete

Të Fundit