Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.
Edhe në këtë fjalë nuk munguan batutat e Ramës,për Piro Dhimën, kampionin olimpik nën flamurin e Greqisë.
“Ne bashkë jemi takuar përpara disa kohesh, nuk keni qenë president në atë kohë, as Pasha, por Tirana, Shqipëria ju solli fat dhe jam vërtet shumë i kënaqur sepse Shqipëria i solli fat edhe zëvendës-presidentit, mikut tonë të dashur Pirro Dhimës, i cili e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë.
Është drejtori i Federatës Amerikane të Peshëngritjes dhe për herën e parë në histori, amerikanët morën një medalje të artë në sportin e peshëngritjes”, – u shpreh kryeministri.