Ndalimi i abortit, gratë në SHBA: Nuk ka më marrëdhënie seksuale, as me bashkëshortët

Gratë në SHBA kanë paralajmëruar se nuk do të kryejnë më marrëdhënie seksuale me meshkujt në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Gjykata Supreme për ndalimin e abortit.

Sipas raportimeve në vend nisën protesta që pas vendimit të së premtes për të përmbysur të drejtën federale të grave e vajzave për abort. Tashmë 26 shtete pritet të kufizojnë më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet.

Dhe tashmë, disa janë duke bërë thirrje për ndalimin e seksit “derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal” pasi thirrjet për një “grevë seksuale mbarëkombëtare” kanë marrë vrull në mediat sociale.

“Gratë e Amerikës: Zotohuni! Për shkak se Gjykata Supreme përmbysi Roe v Wade, ne nuk mund të marrim rrezikun e një shtatzënie të padëshiruar, prandaj, nuk do të bëjmë seks me asnjë mashkull – duke përfshirë burrat tanë – përveç nëse përpiqemi të mbetemi shtatzënë”, shkroi një përdorues në Twitter.

Të Fundit