Rama: Nuk kam dalë për të gjetur nuse. Vota s’është tifozllëk, shih kush të bën punën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës.

Rama thotë se vota nuk është tifozllëk, dhe as histori, por duhet të shkojë për atë që bën punë. Ai ka bërë një krahasim me Bashën duke thënë se mes dy gomerëve, Basha nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë.

Madje kryeministri thotë se nuk ka dalë për të gjetur nuse, dhe ka një mesazh për demokratët që mos shohin të votojnë gomarin blu apo mavi, sepse më pas i vin taksa e sheshtë që do e godasë.

Rama e ka krahasuar PD me një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën për të cilin thotë se është komunisti në krye të partisë, dhe Metën me Kryemadhin.

”Kur hapën fushatën elektorale, ajo është kartolina e vizionit të tyre për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik. Këtë kanë bërë me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD? Pse nuk

Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon nga Lalëzi.

Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si tia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa trëk e sheshtë dhe ta hash sa ky këtu. Unë s’e di kush është ky, po ta hash më keq se ky i madhi kët.

PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja.”- tha Rama.

Të Fundit